×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ai është turpi i kombit” – deputetja e LDK-së reagon ndaj ofendimit të Milaim Zekës

    Insajderi
    10 September 2017 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q* rend tanëve”. Milaim Zeka nuk e mbante dot veten, derisa u lëshua në ofendime ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    Përveç se përdorte një fjalor që konsiderohet i papërshtatshëm ndaj një gruaje deputete, deputeti i NISMA-s i shau me nënë të gjithë deputetët e LDK-së. I tha Gaxherrit që “ju jeni rrugaç”.

    “Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç te tanë, rrugaç jeni”, iu drejtua Zeka me një ton të lartë të zërit, deputetes së LDK-së.

    Por, për Besa Gaxherrin, Milaim Zeka është turpi i kombit shqiptar; një njeri për të cilin deputetja e LDK-së thotë se nuk ia vlen të komentohet shumë.

    “Ai është turpi i turpit të kombit tonë”, thotë Gaxherri, në një bisedë me Gazetën Online Insajderi.

    Gaxherri është shprehur e shqetësuar me nivelin që ka treguar deputeti Milaim Zeka, por ka thënë se këtë lloj të njeriut e kanë përzgjedhur votuesit e Kosovës për ta ulur në Kuvendin e Kosovës.

    “Sinqerisht e kam shumë problem të deklarohem për nivelin e deputetit në fjalë. Për mendimin tim, ai është i nivelit të tillë që nuk ia vlen ta komentoj sjelljen e tij”, deklaroi Gaxherri. “Por, ky është niveli që vërtetë votuesit tonë e kanë sjell në Kuvend dhe ky është mjerimi i institucioneve tona”.

    Pavarësisht shumë problemeve në të cilat ka hasur koalicioni mes PDK-së, AAK-së e NISMA-s, Gaxherri thotë se “qershia mbi tortën e tyre” është Milaim Zeka. Njeriu për të cilin ajo thotë se e ka sjell në Kuvend një gjuhë të papërdorur më parë në institucionin më të fuqishëm të shtetit.

    “Mundem vetem të them se është mjerim që përveç të gjitha gjërave që kanë ndodhur deri në konstituimin e kësaj qeverie, fjalori i tillë ka munguar deri më tash në Kuvend dhe ky lloj deputeti është qershia mbi tortën e tyre. A ja vlen që të merremi, dhe a kemi ne kapacitete që të merremi me të? Unë do të thosha jo”, ka deklaruar Gaxherri për Insajderin.

    Portali Lajmi.net ka siguruar sot një video amatore ku dëgjohej deputeti Zeka duke kritikuar e ofenduar deputeten Gaxherri. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark