×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ai ka treguar gënjeshtra mbi gënjeshtra” – gjykata nuk heq dorë nga Martin Shkreli

    Insajderi
    27 July 2017 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokatët e Martin Shkrelit, të mërkurën, nuk ia dolën që të largojnë akuzat kriminale ndaj “phama bro” (si njihet rasti i Shkrelit), në New York.

    Refuzimi i kërkesës së largimit të akuzave ka përgatitur skenën për të enjten e gjatë të përmbylljes së argumenteve për lirim, të cilat ishin paraqitur një muaj më parë, shkruan CNBC news.

    Një prokuror tha të enjten, sipas provave të gjykimit, se Shkreli kishte thënë “gënjeshtra mbi gënjeshtra”.

    Sipas asistent avokates së SHBA-së, Alexandra Smith, një tjetër prokuror kishte thënë një muaj më parë se provat dhe dëshmitarët do të vërtetonin fajësinë e Shkrelit në mashtrimin 10 milionë dollarësh, dhe “kjo është tamam ajo çfarë kemi bërë”.

    Mashtrimet të cilat u prezantuan gjatë gjykimit përfshinin gënjeshtra se sa pak para kishte kompania e Shkrelit, deklarata të llogarive të falsifikuara, mungesën e kontrollit financiar, dhe pagesa të pavenda për të qetësuar investuesit dhe pyetjet e tyre.

    Supozohet se Shkreli edhe ka tentuar të lë mbresa tek investitorët duke pretenduar se nuk kishte përfunduar kolegjin sikurse Steve Jobs, themeluesi i Apple, raporton USA Today.

    Gjatë gjithë kohës 34-vjeçari, Shkreli, i biri prindërve shqiptarë dhe kroatë, herë pas here pëshpëriste në veshin e avokatit të tij.

    Por ai la pak dyshime për opinionin e tij duke u shprehur përmes një postimi në Facebook:

    “Koha për një mësim matematike. E gjitha është e barabartë me shumën e pjesëve të saj. Jo pjesëve të cilat i përzgjedh vetë si të përshtatet. Nuk mund të lësh jashtë pjesë të rëndësishme të një storie dhe të presësh që njerëzit do të jenë aq budallenj sa ta marrin vesh”.

    Shkreli është më së miri i njohur si ish drejtori i “Turing Pharmaceuticals” i cili në vitin 2015 urdhëroi të ngrihet për 5000 për qind çmimi i Daraprimit, një bar që përdoret për të trajtuar sëmundje parazitare të cilat marrin personat me sëmundjen e AIDS-it, dhe të tjerët me sistem imunitar të dobësuar.

    Ai asnjëherë nuk kërkoi falje e as nuk tërhoqi mbrapsht ndonjë vendim të tij, që bëri atë famëkeq ndërkombëtar, gjithashtu edhe kritika nga kandidatë presidencial të vitit 2016.

    Por, gjykimi i Shkrelit fokusohet në akuzat që gjoja ka mashtruar investitorët. Ndërsa kur fondet humbën, pjesërisht për shkak të tregtisë katastrofale të Shkrelit, ai pretendohet se ka paguar investitorët duke plaçkitur aksione dhe para nga “Retrophin”, një kompani tjetër farmaceutike të cilën ai e ka themeluar dhe drejtuar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark