×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ai qullashi i Kurtit”, Mustafa flet për Insajderin pasi asistentit i Kurtit u tall me të

    Insajderi
    09 June 2023 - 18:07

    Arianit Beqiri asistent i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

    Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke bashkuar dy fotografi ku duket edhe ajo e Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.

    Ndaj kësaj ka reaguar Isa Mustafa, ai në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se është mirë me shëndet, ndërsa e quajti Beqirin “qullash”.

    Unë jam mirë me shëndet. LDK është shumë mirë. Edhe ai qullash i Albin Kurtit uroj të jetë mirë!”, tha Mustafa për Insajderin.

    Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.

    Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark