×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aida Durguti që u shpërfillë nga Osmani ia rikujton presidentes kontributin e saj në UÇK

    Insajderi
    22 October 2022 - 14:36

    Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputetja, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë organizohet nga presidenta Vjosa Osmani.

    Durguti, e cila ka qenë ushtare e UÇK-së, nuk është ftuar nga Osmani për pjesëmarrje në këtë forum.

    Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook nga fronti i luftës me bashkë luftëtarët.

    “Gratë, Paqja dhe Siguria😉UÇK❤“, ka shkruar Durguti.

    Ish-deputetja e VV’së nuk është e vetmja që nuk është ftuar në këtë forum.

    As ish-luftëtaret dhe deputetet Time Kadrijaj, Ganime Musliu dhe Shqipe Selimi nuk janë ftuar si paneliste në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark