×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ajaxi jep lajmin e hidhur, vdes legjenda e futbollit holandez

    Insajderi
    11 May 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i njohur holandez, Henk Groot ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

    Klubi holandez, Ajax e ka dhënë lajmin e hidhur me anë të një postimi në Tëitter.

    “Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Henk Groot në moshën 84-vjeçare. Ai luajti 305 ndeshje për Ajax-in dhe shënoi 207 gola. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij”, shkruan Ajax.

    Ai luajti me Ajaxin në vitet 1959-1970, duke fituar shtatë trofe, teksa më pas u transferua te Feyenoord, ekip me të cilin fitoi titullin dhe Kupën e Holandës.

    12 gola realizoi në 39 ndeshje me kombëtaren holandeze ish-sulmuesi i njohur.

    Me 207 golat e shënuar me Ajaxin, Groot renditet si golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit nga Amsterdami

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark