×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ajri i ndotur në Prishtinë

    Insajderi
    14 January 2021 - 07:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët në Prishtinë po vazhdojnë të përballen me ndotjen e ajrit. E edhe mëngjesin e sotëm ata janë zgjuar nën ajrin e ndotur.

    Sipas matjeve të fundit që ka bërë matësi për cilësinë e ajrit në qendër të qytetit ndotja është AQI i ndotur PM2.5.

    Në këtë rast të cilësisë së ajrit ku edhe është paraqitur ngjyra e kuqe do të thotë se ajri është i pashëndetshëm.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë kishte instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës, matjet e të cilit janë në dispozicion të publikut.

    Matësi i cilësisë së ajrit masin sasinë e grimcave në ajër, duke përfshirë pluhurin, pluhurin e dheut, blozën, tymin dhe pikëzat e lëngëta në 2,5 mikrona (PM2,5) e më pak, të matura në mikrogram për metër kub. Grimca të tilla mund të jenë rezultat i lirimit të gazrave nga veturat dhe termocentralet apo edhe në rast të ngjarjeve si djegia e pyjeve dhe mund të mbesin pezull në ajër për një kohë të gjatë. Grimcat e kësaj madhësie, p.sh. PM2,5 (1/30-ta e diametrit mesatar të fijes së flokut së njeriut), paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin. Kërkimet shkencore kanë gjetur lidhjen mes ndotjes afatgjate me grimca – sidomos me grimca të imëta – dhe problemeve shëndetësore serioze sikurse janë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

    Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark