Skuadra Akhmat Grozny është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë.
Ekipi ku luan kosovari, Bernard Berisha u mposht pas penalltive nga ekipi i ligës së dytë, Krylya Sovetov Samara.
Madje anësori i Kombëtares së Kosovës ishte fajtori kryesor që skuadra ruse u eliminua. Ai humbi penalltinë e tretë pas një tentimi të dështuar të ‘panenkas’.
Skuadra e tij humbi 1-4 nga penalltitë.