Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në finale të Kampionatit Evropian të Hapur, që po mbahet në Prishtinë.
Gjakova fitoi ndaj Manuel Lombardos, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ndërkaq, Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e kanë fituar medaljen e bronztë.
Nora në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi ndaj Priscilla Gnetos.
Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti Petru Pelivanin, me Ippon në ‘Golden Score”.
Krasniqi triumfoi ndaj Kaja Kajzerit në kategorinë deri në 73 kilogramë, me waza-ari.