AKK nis hetimin ndaj ATK-së për pajisjet elektronike dhe sistemet fiskale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK nis hetimin ndaj ATK-së për pajisjet elektronike dhe sistemet fiskale

    Insajderi
    15 July 2019 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për mos zbatimin e Udhëzimit administrative, për shfrytëzimin e paisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale.

    AKK ka njoftuar se ka nisur hetimet pas ankesës nga një ndërmarrje e cila pretendon se ATK qëllimisht nuk e ka zbatuar këtë Udhëzim Adminstrative për t`ua pamundësuar të instalojë pajisje të reja fiskale në tregun përkatës.

    “Dyshimet fillestare janë se me kufizimin e ofrimit të shërbimeve të kompanive të licencuara në tregun përkatës, të pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale, biznesit i privohet e drejta e zgjedhjes për marrjen e shërbimeve tek operatorët ekonomik të licencuar. Dhe qe ATK me keto veprime mund të shpie tek format e keqpërdorimit të pozitës dominuese, marrëveshjeve të ndaluara apo praktikave të bashkërenduara”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

    Sipas AKK-së nuk ka presion të jashtëm mbi operatorët ekzistues që afarojnë së bashku në tregun përkatës, prandaj edhe operatorët ekonomik nuk kanë mundësi t’i përzgjedhin pajisjet e arkave fiskale se çmimet e tyre janë të përafërta.

    AKK, njofton se dyshimet fillestare janë se transparenca në këtë treg është e ulët duke e dobësuar presionin konkurrues nga ana e kërkesës.

    “Gjë që mund të ngulfatet konkurrenca, eliminohen, largohen, dekurajohen kompanitë tjera për shkak të këtyre barrierave.Tregu është i karakterizuar me barriera/pengesa administrative për operatorët e tjerë të licencuar për tu kyçur në ofrimin e shërbimeve, tregu është pothuajse i njëjtë edhe pse ka pasur hapje të tregut në licencimin e operatorëve të ri”, thuhet më tej në njoftim.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark