Aksident i një autobusi në Indi: Humbin jetën 29 persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aksident i një autobusi në Indi: Humbin jetën 29 persona

    Insajderi
    08 July 2019 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në autobus ndodheshin rreth 50 njerëz dhe udhëtonin në kryeqytetin indian, Nju Delhi.

    Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi. Çdo katër minuta ndodh një aksident.

    Banorët lokal nxituan për të ndihmuar dhe shpëtuan 20 pasagjerë të lënduar.

    Raportet thanë se shoferin e zuri gjumi, dhe humbi kontrollin e autobusit dykatësh, para se të dilte nga autostrada.

    Autostrada Yamuna, e gjatë 170 km nga Delhi në Agra, është një nga rrugët më të gjata të Indisë, me gjashtë korsi.

    Rreth 900 njerëz janë vrarë nga aksidentet në këtë rrugë, që kur u hap më 2012.

    Aksidentet rrugore në Indi zakonisht ndodhin për shkak të gjendjes teknike të automjeteve, ngasjes së dobët dhe gjendjes së rrugëve.

    Mediet raportojnë se autobusët në zonat rurale të Indisë janë shpesh të vjetër. Shumë prej tyre gjithashtu nuk ndjekin ose zbatojnë masat themelore të sigurisë. Nuk është e pazakontë të shohësh njerëzit që udhëtojnë mbi çati nëse nuk gjejnë vend brenda autobusëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark