×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një 35 vjeçar

    Insajderi
    08 May 2021 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

    Fitor Ollomani është 35-vjeçari që ndërroi jetë nga përplasja e mjetit tip” Benz” me mjetin tip “Volkswagen” në vendin e quajtur “Ura me harqe”.

    Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

    Pasagjerja A.M. që ndodhej në makinë me personin që mbeti i vdekur dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. janë transportuar në spitalin Traumës në Tiranë.Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark