×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen shtatë persona

    Insajderi
    10 June 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

    Në raportin e Policisë thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK.

    AKSIDENT TRAFIKU/Rr. Nacionale Prishtinë –Mitrovicë  09.06.2023-22:33. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze)”, thuhet në raportin e PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark