×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident në Vushtrri, ka të lënduar

    Insajderi
    21 January 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Vushtrri ku janë lënduar dy persona.

    Po ashtu në këtë aksident ka pasur edhe dëmë materiale.

    “Rreth orës 7:00, të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale”, njoftoj policia.

    Sipas njoftimit të policisë në aksident është përfshirë vetëm një veturë dhe aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës.

    Ku si pasojë lëndime ka marr pasagjeri dhe shoferi i autobusit.

    “Vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasoj, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri. Dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri per tretman mjekësor, ndërsa per tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë”, njoftoj policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark