×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti në Gllamnik të Podujevës: Dy persona përfundojnë në QKUK, policia jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    02 August 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë lënduar në aksidentin në mes dy veturave që ndodhi para pak minutash në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët në përgjigjen e tyre thanë se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.  Në aksident janë përfshirë dy vetura.  Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.   Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Agron Borovci për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark