
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi dy vetura u aksidentuan në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:25.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Policia rreth orës 18:25 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë km i 27. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke e trajtuar këtë aksident duke bërë vend-shiqimin dhe duke u marrë me procedurat për të kompletuar rastin”, tha Krasniqi.