×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohen tetë futbolliste dhe trajneri

    Insajderi
    22 September 2023 - 19:24

    Tetë futbolliste dhe trajneri i Klubit të Futbollit të Femrave Jakova janë lënduar nga një aksident gjatë kthimit nga Shqipëria.

    Si pasojë e këtij aksidenti dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, Naim Kamberi ndodhen aktualisht për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjakovës, por fatmirësisht janë pa lëndime serioze dhe jashtë rrezikut për jetë.

    Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit të duhur mjekësor, sot në mesditë, janë liruar në shtëpi.

    Në lidhje me ngjarjen, klubi i Gjakovës ka dhënë detaje nga ky aksident.

    “Pranuam lajmin për një fatkeqësi trafiku qe i ka ndodhur mbrëmë KFF Jakova ku ishin të lenduar 8 futbolliste dhe treneri Naim Kamberi”, thuhet në njoftim.

    “Ne si kryesi dhe te gjithe futbollistët e te gjitha grupmoshave të klubit ju deshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e gjelbër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark