
Sot në ora 14:00 pritet të realizohet Marshi për drejtësi, i organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ky subjekt ka organizuar gjithashtu edhe bartjen me autobus të protestuesëve nga qytetet të ndryshme të vendit.
Në një foto të siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet se njëri ndër autobusët që ishte duke i bartur protestuesit ka pësuar aksident, në fshatin Komoran.
Nuk raportohet të ketë të lënduar.
Ndërkaq, Insajderi ka provuar ta konfirmojë lajmin edhe nga Policia e Kosovës por akoma nuk ka marrë përgjigjje./Insajderi