Aksion para stacionit policor për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion para stacionit policor për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

    Insajderi
    18 July 2019 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grupi i aktivistëve të Fushë Kosovës sot kanë paralajmëruar një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 11-vjeçarit.

    Në njoftimin e këtij grupi thuhet se “vrasja e fundit e 11-vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata”.

    Sipas tyre, ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vrasje pas neglizhimit të vazhdueshëm institucional po e bënë çdo herë e më të pasigurt shoqërinë në të cilën jetojmë.

    Aksioni simbolik fillon nga ora 15:30 para stacionit policor ne Fushë Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark