Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili shpërndante në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë.
Si rezultat i aksionit janë prangosur rreth 20 persona.
Bëhet fjalë për një grup kriminal, por edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Mediat shqiptare konfirmojnë se kontrollet janë bërë nëpër lokale, kryesisht pranë shkollave, por jo vetëm.
Ky grup, sipas të dhënave paraprake, mendohet se e shpërndante drogën afër shkollave, por edhe në ambiente të tjera, raporton ABC, përcjell Insajderi.
Operacioni është shtrirë në gjithë Tiranën, ndërkohë në vijim pritet që Policia e Tiranës të japë detaje të tjera./Insajderi