×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni i Prokurorisë në Brezovicë, Insajderi sjell pamjet

    Insajderi
    11 October 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Insajderi sjell pamjet nga aksioni i sotëm ku shihen patrulla të shumta.

    Lajmin e për sekuestrimin e villave e kishte konfirmuar Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një komunikate për media.

    “Deri në fund të aksionit pritet të sekuestrohen rreth 80 villa, ato janë të personave që janë arrestuar më herët, ose që janë nën hetime nga Prokuroria. Nëse gjatë ditës del diçka e re, edhe ato rastet do ti fusim nën hetime”, ka thënë tutje prokurori i rastit Brezovica për Gazetën Insajderi.

    Ndryshe, aksioni në zonën e dytë të Sharrit ka nisur sot rreth orës 10, ndërsa i njëjti është duke vazhduar.

    Ndryshe, që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    Në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh prokurori i rastit, Rasim Maloku kishte thënë për Insajderin se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark