09:49 - 24 Maj 2022

Policia e Kosovës njofton për gjetjen dhe konfiskimin e 26 gëzhojave në Izvor të Zveçanit, aty ku dje u zbulua një laborator i drogës.

Sipas policisë në drejtim të zyrtarëve policorë kanë shtënë persona të panjohur.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, e as nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Fsh. Izvor, Zveçn,  23.05.2022-13:50. Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Në Izvor policia gjeti një laborator të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marihuanë.