×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër avokatit që kërkoi 40 mijë euro ryshfet

    Insajderi
    12 April 2017 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër avokatit Haxhi Çekaj, i cili ishte arrestuar me 15 shkurt të këtij viti.

    Insajderi kishte raportuar për arrestimin e avokatit nga Peja, të cilit një ditë më vonë i ishte vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh për avokatin, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka mashtruar një klient të tij, e që sipas njoftimit nga Prokuroria, dënohet nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri H. Ç., në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për ti shkaktuar dëme materialë personit tjetër e mashtron të dëmtuarën M.I., dhe atë në kontinuitet duke filluar nga data 06.01.2015 e deri më datën e ndalimit- arrestimit të tij më 15.02.2017”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Insajderi kishte kuptuar nga burimet e veta se Çekaj kishte kërkuar mbi 40 mijë euro për t’i dhënë ryshfet gjyqtarëve në mënyrë që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.

    Kështu ka shkruar edhe Prokuroria në njoftimin  saj zyrtar.

    “Kështu që i pandehuri H. Ç., nga e dëmtuara M.I., kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, dhe atë në një shumë të përgjithshme prej 43.000,00 (dyzetetremijë) euro, si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë shumën prej 40.000,00 (dyzetmijë) euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit me datën 15.02.2017.  Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50.000,00 (pesëdhjetëmijë) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark