×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër ish-ministrit për gjuajtje me armë

    Insajderi
    22 May 2020 - 14:08

    Prokurori Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri dhe një personi tjetër për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

    Demiri që sot mbanë pozitën e deputetit nga VAKAT, sipas prokurorisë me datë 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë të Prizrenit, ka përdorur armë zjarri – pushkë gjysmë automatike.

    Bashkë me Demirin prokuroria akuzon edhe M.P.

    “I pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë  përdorë  armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i  shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.

    “Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Insajderi.org

    .

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark