×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aktakuzë ndaj një personi për blerje, posedim dhe shitje të substancave narkotike

    Insajderi
    26 May 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.E.

    Në njoftim thuhet se i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.

    Me këto veprime i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark