×
  • Showbiz
  • Show

    Aktori i famshëm takohet me Vuçiqin në Beograd

    Insajderi
    21 October 2021 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori i njohur Johnny Depp, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

    Pas takimit, Depp ka përshëndetur fansat të cilët ishin duke e pritur jashtë presidencës, dhe iu tha autografe.

    Artisti amerikan po qëndron në Serbi për të promovuar një serial të animuar i cili quhet “Puffins”, prodhuar në Serbi nga një kompani italiane.

    Vuçiq u shpreh i nderuar me ardhjen e aktorit në Serbi meqë edhe mori një dhuratë në lidhje me rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates of the Caribbean”.

    Vuçiq, mes tjerash ka publikuar edhe pamje nga takimi me Depp në llogarinë e tij personale Instagram duke shkruar: “Mirë se erdhe i dashur Johnyy Depp, faleminderit për gjithçka që bën për ta promovuar Serbinë”.

    Arsyeja e qëndrimit të tij në Beograd është promovimi serialit të tij të animuar “Pafini”, të prodhuar në Serbi nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic, dhe krijuar në “Jervolino Studios” (IES).

    Pas kësaj, siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq dhe Depp drekuan së bashku.

    “Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark