×
  • Showbiz
  • Show

    Aktorja e serialit “Emilly in Paris”, Lily Collins ndan foto romantike nga muaji i mjaltit

    Insajderi
    14 October 2021 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lily Collins po shijon dashurinë me burrin e saj të ri Charlie McDowell.

    Të martën, ylli i Emily në Paris, 32 vjeç, ndau një seri fotografish  nga largimi i saj romantik me regjisorin 38-vjeçar.

    Fotografitë tregojnë Collins dhe McDowell të ulur në një urë prej druri mbi një përrua, ndërsa çifti janë fotografuar duke ndarë një puthje të ëmbël.

    “Unë nuk mund të imagjinoj një udhëtim më të paharrueshëm, magjik dhe një mënyrë për të filluar zyrtarisht jetën tonë së bashku. Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të hipja në aeroplan dhe udhëtim me të,” ka shkruar Collins

    “Emily in Paris” Lily Collins u martua me regjisorin Charlie McDowell në Dunton Hot Springs, në Colorado, gjatë muajit Shtator.

    Më shumë sesa lajmi i dasmës, që pritej, pasi Lily dhe Charlie ishin të fejuar, bujë bëri fustani i saj. Me dantella e mëngë të gjata, elegant dhe me vello deri në fund të këmbëve, fiks për dasmën vjeshtake.

    “Unë kurrë nuk kam dashur të jem e dikujt më shumë se e jotja, dhe tani jam gruaja jote. Më 4 shtator 2021 ne zyrtarisht u bëmë të njëri-tjetrit përgjithmonë”, ka shkruar Lily në fotot e dasmës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark