×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Akuza të rënda në drejtim të Aeroportit Limak – Kurti, Murati dhe Haskuka e mbytë korrupsionin

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arlind Imeri, një qytetar ka hedhur akuzuar ndaj kryeministrin Albin Kurti, ministrat Hekuran Murati e Liburn Aliu dhe Mytaher Haskukës, ish-kryetarit të Prizrenit nga LVV-ja për keqpërdorime në LIMAK.

    Përmes një statusi të gjatë në facebook, Imeri nis shkrimin e titulluar “Albin Kurti, Myta që e mbytë korrupsionin dhe Limak!”.

    Ai thotë se një pjesë e madhe e punonjësve të aeroportit, kanë pasur pritshmëri të mëdha nga kryeministri Kurti. E pastaj z. Imeri ka listuar pretendimet e tij rreth kompanisë Limak.

    “Në mendje mund të ju vij pyetja se pse kjo kompani është kriminale!?

    Epo është kriminale për shumë arsyje, e disa nga to janë:

    1. Në formë kriminale kishin larguar kompaninë e derivateve British Petrol BP dhe kishin vendosur që aty ta sillnin kompaninë ExFis.

    2. Përmes korrupsionit kishin arritur që të mos përmbushnin kontratën PPP me Qeverinë e Kosovës.

    3. Kishin filluar largimin masiv të punëtorëve.

    4. Kanë rrezikuar sigurinë kombëtare dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre

    E shumë veprime të tjera kriminale të cilat i kemi përmend vazhdimisht.” – shkroi ai në postimin e tij.

    Pasi listoi dyshimet dhe pretendimet e tij, z. Imeri ka pasur akuza të rënda për disa zyrtarë të LVV-së e të Qeverisë Kurti, përfshirë vetë kryeministrin Albin Kurti. Në postimin e tij, z. Imeri ka përmendur me emër edhe ministrin Murati dhe Aliu, dhe deputetin e VV-së, Driton Hyseni dhe Haskukën, që është anëtar i LVV-së.

    “T’i ktheheni prap Kryeministrit Kurti dhe LIMAK…

    Njëri nga njerëzit më të zëshëm kundër LIMAK dhe krimeve të tyre në Kosovë ishte Ministri i Financave z. Hekuran Murati, i cili në atë botë kishte hartuar edhe një raport nuk argumentuar se pse Qeveria e Kosovës do duhej të ndërpriste kontratën me LIMAK. I njëjti kishte bërë ekzekutimin e mjeteve në momentin që ka ardhë në qeveri. Ndërsa Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu bënte selfie në pistë, por pa respektuar as minimumin e standardeve të rregullave për aviacionin civil. Por cka e lidhë Albin Kurtin me LIMAK përveç shoqërisë me Erdoganin? Kurtin dhe LIMAK e lidhë Mytaher Haskuka! Në fakt as Mytaher Haskuka jo, por gruaja e tij Burçin Atalay Haskuka.” – shkroi tutje ai.

    Imeri shtoi se LIMAK e ka edhe deputetin e vet në Kuvendin e Kosoves, Driton Hysenin i cila ka gënjyer publikisht se ka dhene doreheqje nga pozita e koordinatorit të fluturimeve.

    Pozita e tij vazhdon të mbetet e ngrirë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark