×
  • Sport
  • Sport

    Akuzat për përdhunim të dyfishtë i shkatërrojnë karrierën futbollistit anglez!

    Insajderi
    04 June 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi anglez Jack Diamond po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, pasi akuzohet për përdhunim.

    Sulmuesi 23-vjeçar ka dalë ditët e fundit para gjykatës në lidhje me akuzat, që e përfshijnë atë në përdhunimin e një vajze por në dy raste të ndryshme.

    Sikur të mos mjaftonin vetëm hetimet dhe seancat gjyqësore që ka, Diamond është përjashtuar edhe nga skuadrat e tij. kartonin e futbollistët e ka Sandërlend, por e kishte huazuar te Linkolni, huazim i cili është ndërprerë.

    Menjëherë pasi u publikuar ky lajm, drejtuesit e Linkoln e kanë larguar futbollistin duke e rikthyer te Sandërlend, por as këta të fundit nuk e kanë pranuar.

    Sandërlend e ka pezulluar deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar për të dhe në rast se shpallet i pafajshëm, ai do ta ketë derën të hapur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark