×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Akuzoi Lutfi Hazirin për korrupsion, LDK i reagon Hysenit

    Insajderi
    21 March 2023 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, të martën e 21 marsit.

    Në këtë konferencë për media Hyseni ka paraqitur tri raste që sipas tij janë bërë keqpërdorime dhe keqmenaxhime të pasurisë publike. Ai e ka akuzuar Lutfi Hazirin për korrupsion.

    Pas kësaj dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i ka reaguar kryetarit të kësaj komune.

    Sipas LDK-së, akuzat në drejtim të kësaj partie vijnë si pasojë e mos punës dhe neglizhencës.

    Në vend se pas 16 muajve t’ia fillojë punës, ai del e tenton ta mashtrojë publikun me të pavërteta. Në vend që të punojë për zhvillim, ai po tenton të bëhet ‘hetues’. Tendenca për ta mbuluar me të kaluarën dhe me gjetje që i kanë dalë gjatë qeverisjes së tij është tregues që Gjilani tani është në depresion zhvillimor dhe është pa kryetar, fatkeqësisht”, thuhet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark