I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë

    Insajderi
    16 July 2016 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu i cili po akuzohet nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, se qëndron pas tentimeve për grusht shteti, Fetullah Gulen dhe lëvizja e tij “Hizmet”, kanë një rrjet të gjerë arsimor në Kosovë dhe Shqipëri. Ky rrjet përfshin universitete, shkolla dhe çerdhe për fëmijë.

    Lëvizja Gülen (Gylen) është një nga lëvizjet fetare më të rëndësishme në Turqi. E merr emrin nga themeluesi i saj, Fetullah Gulen, një hoxhe nga Anadolli, tashmë 75-vjeçar.

    Ndjekësit e saj janë të përfaqësuar gjerësisht në elitën politike, administrative, dhe tregtare të shtetit turk. Në nivel ndërkombëtar, Lëvizja Gülen është e njohur për sistemin e saj arsimor.

    Në Shqipëri dhe Kosovë, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulët (Kolegjet Turke) deri në të lartin, te cilat operohen nga “Turgut Özal Education Company” dhe “Fondacioni Arsimor Gulistan”, raporton Insajderi.

    colleg

    Kolegji i shkollës fillore dhe të mesme të ulët e të larë, “Mehmet Akif College”, është një rrjet arsimor i cili është vendosur edhe në Shqipëri dhe Kosovë. E që kjo shkollë është e ndërtuar dhe udhëhequr nga “Lëvizja e Gulenit”, është e konfirmuar nga vetë predikuesi islamik, i cili jeton në Pensilvania të Amerikës.

    Në vitin 2010, në një shkrim të botuar nga Gulen në faqen e tij zyrtare të internetit Fgulen.com, tregon për vlerat e sistemit të tij shkollor dhe jep disa nga shembujt konkret të këtyre shkollave, duke përmendur në mesin e tyre shkollën “Mehmet Akif College” të Tiranës.

    Shkollat e “Lëvizjës së Gulenit” në Kosovë udhëhiqen nga “Fondacioni Arsimor Gulistan”, e cila ka nën drejtim rreth 6 produkte të rrjetit dhe sistemit arsimor të Gulenit.

    Prej tyre, katër kolegje të arsimit fillor dhe të mesëm me emrin “Mehmet Akif College – MAC”, një çerdhe – me emrin “Yllka” dhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët e njohur si “Shkolla Ndërkombëtare e Prishtinës”.

    Institucioni arsimor “Gulistan”, Kolegjin e parë me emrin “Mehmet Akif” e ka hapur më 7 shkurt 2000 në Prishtinë.

    Madje, hapja e këtyre shkollave dhe universiteteve ishte edhe një nga temat e diskutimit në mes të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vizitën e fundit të Erdoganit në Shqipëri.

    Në vizitën e vitit të kaluar në Tiranë, Erdogan i kërkoi Ramës që të mbyllte këto shkolla, pasi sipas tij, ato “paraqesin rrezik të madh për shqiptarët”. megjithatë, kjo kërkesë u hodh poshtë nga ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark