Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca duke diskutuar për disa tema që e janë duke u përfolur rreth klubit të tij.
Padyshim që një prej çështjeve kryesore që lidhen me klubin francez është e ardhmja e sulmuesit brazilian, Neymar.
Derisa PSG ‘blindoi’ Kylian Mbappen me kontratën e re, ekzistojnë paqartësi lidhur me 30-vjeçarin, i cili lidhet me klube të ndryshme, së fundmi me Juventusin.
A është Neymari pjesë e projektit të ri? – ishte pyetja e Marca drejtuar presidnetit të kampionit të Ligue 1.
Deklarata e tij pritet t’i nxitë akoma më shumë spekulimet në lidhje me largimin eventual të brazilianit nga Parc des Princes.