Përzgjedhësi Alain Giresse ka thënë se Kosova ka mund të ishte në një grup shumë më të vështirë.
Ai pret që Kosova ta bëj më të mirën në grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë e Andorrën.
“Mund të ishte shumë më e vështirë për ne. Duhet të tregojmë se mund të bëjmë mirë në këtë grup. Në futboll po ndodhin shumë gjëra, por unë jam i përqendruar në nivelin sportiv.
E kemi të vështirë të kemi referenca me të dëmtuarit, por ne gjithmonë mund të kemi një ekip konkurrues”, ka thënë Giresse, raporton “linternaute.com”.