×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Alarm për vërshime sonte

    Insajderi
    03 April 2023 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e shiut të cilat kanë filluar orëve të pasditës në Kosovë, tashmë kanë filluar të intensifikohen në të gjithë vendin, të cilat në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, lokalisht do të jenë intensive, duke sjellur edhe vërshime në zona të caktuara.

    Po ashtu, gradualisht në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut do të shndërrohen lokalisht në ato të borës, të cilat deri në mëngjesin e hershëm pritet pothuajse në pjesën dërrmuese të vendit të shndërrohet në borë. Në zona të caktuara priten reshje të dendura, duke krijuar edhe shtresa.

    Era do të vazhdojë të jetë e pranishme nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 80 km/h, specifikisht në rajonin e Istogut. Ka mundësi për dëme materiale!

    Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së Martë në zona të caktuara, përderisa temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me maksimale prej 0 deri në 5°C. /MeteoKosova/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark