×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Alarmante| Edhe qindra punonjës të shëndetësisë të Kosovës mbesin pa punë, qe 5 muaj nuk kanë marrë as paga

    Insajderi
    15 May 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Derisa largimi i punonjësve shëndetësor në vend është temë e madhe debati, qindra të tillë tashmë kanë mbetur edhe pa ato kontrata që i kanë pasur brenda vendit. Insajderi sjell rrëfimin e punonjësve shëndetësor me projektin e ‘Caritas’ që derisa po prisnin për pagat që nuk i morën qe 5 muaj, u njoftuan që nuk kanë më as vend pune.

    Mbi 250 punëtorë, të angazhuar nëpër qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj përmes marrëveshjes komunë-Caritas Kosova, tash e sa muaj janë duke pritur për të u paguar për punën që këta kanë bërë, dhe si shpërblim ditë më parë pranuan njoftimin për largim nga puna.

    Gazeta Insajderi, muaj më parë ka raportuar rreth punëtorëve të projektit të përbashkët në sektorin shëndetësor mes “Caritasit” të Kosovës dhe Komunës së Ferizajit të cilët nuk kanë marrur pagat që ju takojnë, përveç kësaj ata tashmë edhe janë larguar nga puna.

    Tash e disa muaj në redaksinë e Insajderit, vazhdimisht po shkruajnë disa nga punëtorët shëndetësorë të organizatës ‘Caritas’, për mospagesë të pagave mujore.

    Një nga punëtorët e kësaj Organizate, i cili punonte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, tregon për Insajderin se nuk është paguar tash e 5 muaj, dhe se e kanë larguar nga puna.

    “Prej kohës që na kanë pushuar nga puna nuk kemi ndonjë informatë rreth pagesave , na kanë mbetur pa paguar 5 muaj, askush nuk përgjigjet”, tha ai për Insajderin.

    Ai tregon se asnjë nga punëtorët nuk ka nënshkruar kontrate pune, deri në largimin nga puna.

    “Unë prej se kam filluar punë tash e një vit as njëherë skam nënshkruar kontratë edhe skam parë asnjëherë kontratë të punës”.

    Ai tregon se cila është përgjigjja që ata e marrin, kur pyesin se kur do të dalin pagesat.

    “Sa herë të ju drejtohemi ata thonë që kanë me dal, por ska apet asgjë”.

    Organizata “Caritas” në Kosovë ka një projekt me të cilin mundëson qendra të mjekësisë familjare, kryesisht përgjegjësi e komunave, që të mbushin pozitat e domosdoshme me punëtorë.

    I kontaktuar nga Insajderi, menaxheri i kontratave për këtë kategori punonjësish shëndetësor nga “Caritas”, Xhevdet Haxhidema ka një shpjegim për arsyen e vonesës së pagave dhe largimin nga puna që ju është bërë punëtorëve.

     Xhevdet Haxhidema

    Sa i përket punëtorëve të angazhuar në QKMF Ferizaj përmes Caritas Kosova është e vërtet qe janë larguar nga puna, arsyeja e largimit është përfundimi i projektit ndërmjet Komunës se Ferizajit dhe organizatës Caritas Kosova, pra është konsumua Kontrata dhe për rrjedhojë këta punëtor janë liruar nga puna, tha Haxhidema.

    Muaj më parë, Insajderi ka raportuar rreth kësaj çështje dhe se arsyeja e vonesës në paga, lidhet me bllokimin e xhirollogarisë së Komunës, nga ana e nivelit qëndror, se a vazhdon të mbetet e bllokuar dhe pse ka vonesë në paga tregon Haxhidema për Insajderin.

    Në fund të muajit të kaluar është liruar komplet llogaria, pagesat janë bërë me vonesë. Është e vërtetë që jemi 5 paga mbrapa, por me sa kam unë informacion janë siguruar mjetet financiare për 2 ose 3 paga për këta punëtor.

    Ai po ashtu tregon se kur do të mund ti marrin pagat punëtorët

    Besoj që javën që vjen bëhet pagesa. Nuk ka as një arsye që të shkojë më gjatë se javën tjetër.

    Insajderi po ashtu i ka dërguar pyetje kryetarit Agim Aliu për të marur një prononcim rreth këtij problemi, duke pasur parasysh qe komuna ia transferon parat organizatës ‘Caritas’, e pastaj organizata ua transferon atyre, por që nuk ka pranuar të flas.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu

    Vlen të përmendet se që nga nëntori i vitit 2021, Insajderi vazhdimisht ka shkruar në lidhje me këtë organizatë, ku punëtorët kanë shkruar dhe kanë treguar se vazhdimisht kanë vonesa në marrjen e pagave mujore, dhe deri më tani Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati nga lëvizja Vetëvendosje po nga i njëjti vend, nuk ka reaguar mbi këtë çështje.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Në kohë pandemie, disa mjekë në Ferizaj nuk kanë paga as për Vitin e Ri

    Skandaloze|Ministria e drejtuar nga ferizajliu shkak që mjekët në këtë qytet ka disa muaj që janë pa paga

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark