×
  • Lajme
  • Insajderi

    Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati ishte i rremë

    Insajderi
    24 May 2022 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Objekti i Rektoratit është rrethuar përsëri nga policia e Kosovës, pasi që ishte pranuar një alarm tjetër për bombë.

    Nga Policia e Kosovës thanë se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese,  alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

    “Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë për Insajderin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Oborri i Rektoratit qëndroi i bllokuar për disa orë, pasi ky institucion pranoi kërcënim me shpërthim përmes postës elektronike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark