×
  • Lajme
  • Insajderi

    Alba Group e Sherif Ramukës zhytet në skandalin e dytë brenda ditës

    Insajderi
    12 October 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania “Alba Group”, pronë e biznesmenit Sherif Ramuka, është duke ndërtuar një objekt banesor në lagjen Veternik të Prishtinës.

    Në vendin ku janë duke u kryer punimet, ndërrmarrja e ka bllokuar trotuarin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Aty shihen disa drunj duke i mbajtur rrethojat e vendpunishtes, për pasojë e të cilëve është rrezikuar lëvizja e qytetareve në atë pjesë të rrugës.

    Për këtë rast janë ankuar qytetarët, duke thënë se “është shumë rrezik me ec në këtë rrugë, sepse veturat vijnë me shpejtësi”.

    “Por, me karroca të fëmijëve është e pamundur ecja në trotuar, prej këtyre drunjve të vendosur nga kjo kompani tash e sa kohë”, thuhet në denoncimin e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sot është publikuar edhe një video ku shihet se si rrezikohet jeta e punëtorëve të Alba Group, pasi nuk kanë masa sigurie.

    Në videon 7-sekondëshe, të cilën e ka publikuar Nacionale shihen disa punëtorë, më saktësisht tre punëtorë, të cilët gjatë punës në një lartësi të konsiderueshme dyshohet se nuk e kishin mbrojtjen adekuate.

    Gazeta ka kontaktuar me kompaninë e cila ka thënë “po, e pashë videon, por nëse e bon pak më zoom, e sheh që është një far rrethoje aty, dhe nëse e sheh, rreth e rreth objektit e sheh sa shumë kemi marrë masa për sigurinë tonë edhe e sheh që pajisjet janë shumë më speciale në raport me këto tjerat”.

    “Na kemi edhe ekip në sigurinë në punë, edhe ka dokumentacion që secilën herë mirret dhe bëhet trajnimi i krejt materialeve për secilin punëtor, për helmeta, për pajisje të sigurisë, për rrypa të sigurisë, për gjithçka”, thuhet nga “Alba Group”.

    Përpos këtyre çështjve, kompania “Alba Group” e Sherif Ramukës, ishte denoncuar edhe më herët nga qytetarët.

    Në faqen Vrojtuesit e Lagjes së Prishtinës në korrik ishte postuar një video ku shihej një kamion-mikser, e kompanisë në fjalë, teka i binte betoni nga pjesa e pasme./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark