×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    A kishte shkelma e grushte mes Statovcit e Zekës? Flet gazetari që ishte mbrëmë bashkë me ta

    Insajderi
    26 December 2022 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Alban Lumi ka reaguar lidhur me eskalimin e debatit mes dyshes Statovci dhe Zeka. Lumi në emisionin “Kampionët” të Kanal10 ishte i ftuar për të folur rreth moslicencimit të FFK-së.

    Lumi në një prononcim për Insajderin ka theksuar se ka mundur të ketë përleshje po të kishin qenë vetëm ata të dy, Zeka dhe Statovci.

    “Nuk qëndron ajo që ka pas grushta. Ka qenë një debat. Mbase kish mujt me pas përleshje, por kemi qenë ne aty edhe moderatori. Nuk ka pasë kurrgjë” – tha Lumi për Gazetën Insajderi

    Alban Lumi ka komentuar raportimin e debatit në media.

    Sipas tij, është turp për disa gazeta që shpifin gjëra.

    Shumë rrena kish pas, shumë sene lexova. Është turp për cilën do gazetë që shpif gjana. Sepse ne të gjithë kemi një familje dhe të gjithë kemi qenë në emision.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark