×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Albërije Hadërgjonaj zbulon për herë të parë sherrin me Ardit Gjebrean

    Insajderi
    23 February 2021 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar arsyen se pse nuk flet me moderatorin Ardit Gjebrean.

    Teksa ishte e ftuar në “NIN”, me Alaudin Hamitin, ajo tha se ka debatuar me moderatorin e njohur, pasi ajo është shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”.

    Albëria tha se Arditit i ka ngelur hatri nga deklarata e saj dhe që atëherë nuk flasin më.

    “Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artista të mëdhenj. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”,- tha Hadërgjonaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark