×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti emëron drejtorin e ri të Doganës

    Insajderi
    21 April 2021 - 16:23

    Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Agron Llugaliun drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

    Zyra e Kryeministrit thotë se emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. 

    Procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganës e ka monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

    Në faqen zyrtare ishte publikuar rezultati i procesit ku Agron Llugaliu printe me 64.5 pikë, i ndjekur nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.

    Në pozitat tre dhe katër janë Ekrem Hajdari dhe Bashkim Arifi me më pak pikë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark