×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ne do ta rrisim buxhetin e Kosovës duke e ndalur luksin

    Insajderi
    01 June 2017 - 13:31

    Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim elektoral në Pejë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti Albin Kurti iu drejtua qytetarëve. Kurti nga Peja foli për qeverisjen e ardhshme nëse qeveria do të udhëhiqet nga ai.

    Kurti premtoi se Vetëvendosja do të rritë numrin e prokurorëve dhe gjykatësve.

    “Do ta rrisim numrin e prokurorëve dhe gjykatësit do të shtojmë trajtimin e tyre do të shtojmë mbrojtën e tyre me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të ketë hajna që hyjnë në shtypit e prokurorit”, tha ai.

    Kurti premtoj edhe zbardhjen e vdekjes se aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

    “Ne do të zbardhim vdekjen e aktivistët Astrit Dehari”, ka thënë ai.

    Më tutje Kurti tha se buxheti i shtetit do të rritet pasi të ndalet luksi dhe të ia kthejmë parat shtetit që janë vjedhur.

    “Ne do ta rrisim buxhetin sepse do ta ndalim luksin, ne do ta rrisim buxhetin sepse do ta pamundësojmë korrupsionit, ne do ta rrisim buxhetin sepse aty kthehen parat e vjedhura”, ka thënë Kurti.

    Kurti tha se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet tha se “do të respektohen të drejtat e pakicës serbe por jo sepse donë Serbia por sepse Vetëvendosja e donë drejtësinë në nuk do të i respektojmë vetëm serbët por edhe komunitet e tjera të gjitha njësoj./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark