×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Albin Kurti nga Kuvendi i Lezhës e mori rolin e Hamza Kastriotit”

    Insajderi
    02 March 2021 - 16:31

    Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frasher Krasniqi ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në vizitën në Shqipërinë për 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, e mori rolin e Hamza Kastriotit.

    Pa dhënë shumë shpjegim, Krasniqi konstatoi se Kurti “kaloi në anën e sulltanit”, duke shpërnarë deklaratën e liderit të LVV-së se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin kombëtar dhe se Qeveria e tij nuk do ta ndryshojë atë.

    “Nga Kuvendi i Lezhës, Albin Kurti mori rolin e Hamza Kastriotit!”, shkroi Krasniqi.

    Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’ia zënë vendin ungjit të vet dhe kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit. Më 1457, ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark