×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti shfaqet glamuroz në Cannes, vajza e tij mban veshur fustan që kushton 500 dollarë

    Insajderi
    16 July 2021 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lajmëruar nga festivali i filmit në Cannes, shkruan Insajderi.

    Në llogarinë e tij në Instagram, Albin Kurti ka publikuar disa imazhe ku shihet ai, së bashku me familjen e tij në festivalin prestigjioz të filmit në Cannes. Kurti gjatë ditës së sotme kishte udhëtuar nga Athina drejt Francës, pas qëndrimit disa ditor në shtetin helen si pjesëmarrës në simpoziumin Symi.

    Kurti ka njoftuar se ishte prezent në shfaqjen e filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës, i cili garon në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.

    “Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufest në Prizren. Urojmë që nesër mbrëma në ceremoninë përmbyllëse të edicionit 74 kur shpallen fituesit e Palmës së Artë të këtij festivali prestigjioz të ngadhënjejë filmi ynë. Këtu është shfaqur edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë. Mbështetja e qeverisë së Kosovës për filmin tonë do të rritet ndjeshëm për vitet në vijim, sepse në këtë fushë arti e kulture po shpërthejnë talentet tona e po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare” – shkroi ai.

    Zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi, kritikoi prezencën e Albin Kurtit në Cannes, ku përmes një shkrimi në Facebook, ironizoi qasjen glamuroze, duke vënë theksin tek çmimi i fustanit të vajzës së tij, për të cilin ajo pretendon të jetë i punuar nga Lirika Matoshi, që ka çmimin 490$.

    “Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij” – shkroi ajo./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark