×
  • Showbiz
  • Show

    Albina dhe familja Kelmendi e “djegin” skenën e Festivalit të RTSH-së

    Insajderi
    20 December 2022 - 09:31

    Mbrëmë ka nisur edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

    Në këtë kompeticion muzikor do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

    Në mbrëmjen e parë ka performuar edhe këngëtarja Albina Kelmendi me prindërit, motrën dhe vëllain me këngën “Duje”.

    Siç edhe pritej, Albina dhe familja e saj kanë dhuruar një performancë magjepsëse, duke treguar kështu se kënga “Duje”, është ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.

    Këndimi dhe paraqitja skenike e të gjashtë anëtarëve të familjes ishte në perfeksion, duke dhuruar një ndjenjë të ngrohtë te publiku në sallë, të cilët e pritën pozitivisht këngën.

    Përveç performancës, mesazh të fuqishëm dha edhe teksti i këngës, i cili flet për rëndësinë e të qenurit gjithmonë pranë familjes, duke mos harruar traditat tona se familja qëndron mbi gjithçka.

    Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.

    “Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark