
Nexhat Behluli, drejtuesi i TV Spektri në Luginën e Preshvës, ka përfituar 50 mijë euro nga fondet e qeverisë së Kosovës të ndara më 23 dhjetor 2022.
Se paratë janë ndarë për TV Spektrin e ka konfikmruar vetë Nexhat Behluli.
“Në kuadër të TV Spektri ne veprojmë më disa veprimtari: kabllori, internet, mirëmbajtja e stacioneve bazë të telefonisë mobile, produksioni, xhirimi i filmit… do të thotë në i kemi të ndara”, ka thënë Behluli për Gazetën Insajderi.
Ai tutje ka treguar se cili department i TV Spektri ka aplikuar për tH përfituar nga fondet e qeverisë kosovare.
“Në këtë rast reparti i redaksisë së informimit ka apliku në projektin e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kontraktu punë, obligim projekt për informimin, krijimin e opinionit publik, etj, etj”.
Ndërsa zbuloi se ku do të shkojnë të hollat e përfituara nga TV Spektri.
“Projekti jonë ka kalu diku në vlerë 50 mijë euro, një pjesë do të shkojnë për pajisje live, një pjesë do të shkoj për përgatitjen e një studio dhë një pjesë është për pagat e punëtorëve”.
Kush është Nexhat Behluli?
Ai mbahet mend të kishte shpërndarë një fake news për kryeministrin Albin Kurti. Bahej fjale për kinse një deklaratë të një analisti serb që “Albini e ka kryt kompjuter”.
Ndërkohë analisti kishte thënë: Nuk duan (të jetojnë në mese shumëetnike) se janë të rrezikuar! Serbët në enklavat e vogla jetojnë në zgrip. Sa i përket pajtimit shteti serb i ka bërë të gjitha. Kurse pala shqiptare përherë bën ndonjë provokim. Taksa psh. është provokim dhe një shkelje brutale e tē drejtave të njeriut. Ju nuk mundeni me ble Plazma keksa… Vetë Albin Kurti ka demonstru, ka kallë prodhimet serbe. Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ambël, flet perfekt anglishten, njohës kompjuterësh, me grue norvegjeze, brez plotësisht i ri i politikanëve shqiptarë, është dinak dhe di të të flasë atë që veshët e Perëndimit kanë dëshirë ta dëgjojnë.
Derisa Behluli shkruante ndryshe në shkrimin e tij.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, thoshte Behluli.
Ky fake news ishte bërë i famshëm kur ishte shpërndarë nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Ndryshem Behluli mbahet mend edhe për fotografinë e tij me Vojisllav Sheshelin, kriminelin e dënuar për krime lufte.
Ai më herët ka punuar në “Telenor Srbija”, ndërsa tash është menaxher në Yettle Srbija./Gazeta Insajderi/