×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Albright në librin e saj tregon për presionet ndaj Thaçit: Rugova, Qosja e Surroi ishin ulur si cunga

    Insajderi
    18 February 2023 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, është njohur si mike e madhe e shqiptarëve të Kosovës.

    Ajo ka qenë njeriu kryesor që në vitin 1999 ka bindur delegacionin e Kosovës ta pranon marrëveshjen e Rambujesë.

    Në librin e saj të kujtimeve “Madam Secretary”, Albrigt tregon detaje interesante për negociatat që ka zhvilluar me delegacionin e Kosovës.

    Në këtë libër, ajo shkruan se si sh-kryediplomati italian Lamberto Dinit i kishte bërë presion të madh Hashim Thaçit, si udhëheqës i delegacionit të Kosovës.

    Ajo ka shkruar se presioni ndaj Thaçit nga diplomati italian nuk ishte i drejt.

    Sipas saj, anëtaret tjerë të delegacionit të Kosovës nuk bënin zë.

    Madje, ish-kryediplomatja amerikane thotë se ish-presidenti Ibrahim Rugova, publicisti Veton Surroj dhe akademiku Rexhep Qosja ishin ulur si cunga.

    Ata kishin premtuar të përgjigjeshin pozitivisht, por kur erdhi momenti, Thaçi nuk dha përgjigje direkte. Kjo i hapi rrugë ministrit të jashtëm italian Lamberto Dinit, që gjithmonë kishte qenë kritik i madh i UÇK-së. Ai i bënte presion Thaçit jo vetëm që ta pranonte kornizën por edhe ta tërhiqte mbështetjen ndaj referendumit për pavarësi. Kjo ishte e padrejtë. Propozimi që e kishim zhvilluar u kërkonte kosovarëve ta shtynin, por jo ta braktisnin, aspiratën e tyre për pavarësi. Përsëri Dini shtynte Thaçin të përgjigjej me po ose jo në atë që për Thaçin ishte propozim i papranueshëm. Si rezultat, Thaçi as nuk e përkrahu kornizën dhe as nuk dha përgjigje direkte. Delegatët e tjerë të tij – Surroi, Rugova e Qosja – ishin ulur si cung, Surroi sepse nuk mendonte që i takonte të fliste, Rugova sepse e kishte ‘stil’ dhe Qosja sepse mendonte se Thaçi po e bënte gjënë e duhur”, thuhet në librin “Madam Secretary”./Epilogu/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark