×
  • Showbiz
  • Show

    Aleksandër Gjoka flet pas arrestimit nga policia

    Insajderi
    12 June 2021 - 22:45

    Para pak kohësh këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Gjoka rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nisur nga kjo, gjykata vendosi për të arrest shtëpie.

    Mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte i ftuar këngëtari nëpërmjet një lidhje Skype për të përshëndetur nipin e tij Renis Gjokën dhe për ta uruar për koncertin që do të sjellë më 18 qershor në ekranin e ABC.

    Pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se si po e kalon arrestin e shtëpisë, ai tha se po e shijon vërtet.

    Biseda e plotë:

    Jonida Shehu: Kush është më rebel, ti apo Renisi? Të ka ngjarë ndopak Renisi tek kjo natyra jote rebele e të thyerit të regullave?

    Aleksandër Gjoka: Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë.

    Jonida Shehu: Çfarë këshillash i jep zakonisht Renisit?

    Aleksandër Gjoka: Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua.

    Jonida Shehu: Për çfarë nuk do të të ngjajë ty?

    Aleksandër Gjoka: Në karakter, në jetën private, në jetën e përditshme. Në muzikë pastaj le të jetë rebel s’ka problem.

    Jonida Shehu: Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?

    Aleksandër Gjoka: Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark