×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ali Ahmeti ia thotë këngës së Keq Hysenit në zyrat e BDI’së

    Insajderi
    08 January 2023 - 11:21

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i pasionuar pas këngëve folklorike, është filmuar duke kënduar në zyrën e tij.

    Ahmeti shihet me një duhan në dorë shumë i relaksuar duke kënduar këngën: T’hupi roja (rrënja), të hupi fara, tuk o qe i dole Keqës përpara.

    Kënga e Keq Hyseni ka qenë pjesë e repertorit të shumë këngëtarëve përfshirë rapsodët Salih e Feriz Krasniqi, Qamili i Vogël e këngëtarë tjerë.

    Ky është teksti i këngës

    Hajde, hajde Keq Hyseni,

    ndjeu Gjakova djal-o e Prizereni,

    ndjeu Gjakova djal-o Prizereni,

    qysh me i ndjek-o 20 vet ni njeri.

    More Keqo, more budall,

    cka ke lyp n’Gjakove me ardhe

    cka ke lyp n’Gjakove me ardhe,

    m’ka qu nana ni ok kryp me marr,

    Ni oke kryp e ni pare opinga,

    pak barut neper dugoja.

    pak barut-o neper dugoja,

    Bylekbash te hupi rroja.

    T’hupi rroja, t’hupi fara,

    tuk se i dole Keqos perpara.

    Krisi pushka na u ba beteri,

    vrau Caushin e krejt asqerin.

    Krejt Gjakova po bon sehri,

    kur me sy s’kem pa s’kesi njeri.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark