Ali Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësuesit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni.
“Ali Gashi nuk është shkarkuar, ai ka dhënë vet dorëheqje. Përmes një emali të dorëzuar ka kërkuar lirimin nga puna për arsye personale”, tha Nimoni për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim lidhur me transferimin jashtë rregullave nga burgu i Dubravës në atë të Smrekonicës, të afërmin e bashkëshortit të Albulena Haxhiut.
Po ashtu, Gazeta ka raportuar edhe për parregullsitë në konkursin e fundit në Shërbimin Korrektues të Kosovës.