×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Altik Muhaxhiri zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    10 May 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

    “YLLI I JAVËS” për xhiron e 34-t në #BKTSuperligë është shpallur portieri në radhët e FC Dukagjini Altik Muhaxhiri.

    Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve.

    Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për KF Dukagjini (Klinë) si mysafir ndaj Dritës.

    Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina.

    Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva./insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark