Notarët tanë, Alush Telaku dhe Vanesa Beka, kanë vazhduar garat në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues, me kohë 2:13.84 minuta.
Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues, me kohë 37.14 sekonda.
Vanesa është vetëm 15-vjeçare dhe garat në LM “Oran 2022”, ku garoi me seniore, do të jenë përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.
Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë në Oran.